Duke prezantuar Volvon e Re XC60, evolucioni i SUV-it dinamik suedez. Ku dizajni i spikatur takon një interior të bukur. Ku teknologjia është natyrore. Ku çdo udhëtim është një kënaqësi. XC60 kombinon hijeshinë me fuqinë. Një kofano e gjatë, parafango muskuloze dhe parakolpe të shkurtra krijojnë ndjesinë e një force të rafinuar. Volvo e Re XC60 vjen me një motorr T8 Twin Engine, një plug-in hybrid që ju jep performancë, efiçencë dhe emetime të ulëta pa kompromis. Kjo është qasja inteligjente e Volvo Cars për fuqinë.
Përveç paketave financiare, ne jemi siguruar që Volvo që zgjidhni të jetë i përballueshëm dhe i lehtë. Ne ofrojmë një normë interesi konkurruese dhe kushte akoma më të favorshme për automjetet në një ofertë speciale.
Ne e bëjmë edhe më të lehtë blerjen e një Volvo të re duke zëvendësuar të vjetrën me të renë. Ne e marrim automjetin tuaj dhe e vlerësojmë në mënyrë që edhe ju të jeni të kënaqur me shumën.
Ju gjithashtu mund të merrni me qira një Volvo për një periudhë më të gjatë. Drejtoni mjetin e ri për një shumë mujore të favorshme, pa detyrime mirëmbajtjeje dhe pa shqetësimet e pronësisë.
Dua një ofertë