Lajmet

06.01.2021

Shikoni se si Volvo Cars hedh makina të reja nga 30 metra për të ndihmuar shërbimet e shpëtimit të shpëtojnë jetë

Është prova më ekstreme e përplasjses e ekzekutuar ndonjëherë nga Volvo Cars, dhe vendimtare. Specialistët e shpëtimit shpesh përdorin makina të përplasura në Qendrën e Sigurisë së Makinave Volvo për të forcuar aftësitë e tyre për të shpëtuar njerëz.

 

Për të lejuar shërbimet e shpëtimit të përgatiten për çdo skenar të mundshëm të përplasjes dhe për të stimuluar forcat që shpërthejnë në përplasjet më ekstreme, përtej asaj që mund të stimulohet me testimin e zakonshëm, Volvo Cars së fundmi mori masa po aq ekstreme. Për herë të parë, ajo hodhi disa Volvo të reja shumë herë nga një vinç, nga një lartësi prej 30 metrash.

 

Kjo qasje ndihmoi në krijimin e dëmeve të mjaftueshme për të simuluar në mënyre adekuate dëmin e shkaktuar në skenarët më ekstrem të përplasjes: mendoni për aksidente me një makinë me shpejtësi shumë të lartë, aksidente me të cilat një makinë godet një kamion me shpejtësi të lartë ose aksidente me të cilat një makinë merr një goditje të rënde anësore.

 

Në situata të tilla, njerëzit brenda makinës ka të ngjarë të jenë në një gjendje kritike. Prandaj përparësia është që njerëzit të largohen nga makina dhe të dërgohen në një spital sa më shpejt të jetë e mundur, duke përdorur mjetet hidraulike të shpëtimit të njohura në industri si “sharra e jetës”. Specialistët e shpëtimit shpesh flash për orën e artë: ata duhet të lirojnë dhe dërgojnë një pacient në spital brenda një ore pasi ka ndodhur aksidenti.

 

“Ne kemi punuar ngushtë së bashku me shërbimet suedeze për shumë vite,” thotë Håkan Gustafson, një hetues i vjetër në Ekipin e Kërkimeve të Aksidenteve të Trafikut të Makinave Volvo. “Kjo sepse kemi të njëjtin qëllim: të kemi rrugë më të sigurta për të gjithë. Shpresojmë që askush të mos ketë kurrë nevojë të përjetojë aksidentet më të rënda rrugore, por jo të gjitha aksidentet mund të shmangen.

Prandaj është me rëndësi jetike që ekzistojnë metoda për të ndihmuar në shpëtimin e jetës kur ndodhin aksidentet më të rënda.”

 

Të gjitha zbulimet nga përplasjet dhe puna rezultative do të mblidhen në një raport të gjerë kërkimi. Ky raport do të vihet në dispozicion falas për të shpëtuar punëtorët gjetkë, duke I lejuar ata të përfitojnë nga zbulimet dhe të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre për të shpëtuar jeten.

 

Zakonisht, punonjësit e shpëtimit marrin automjetet e tyre të trajnimit nga skrapardët. Por këto vetura shpesh herë janë deri në dy dekada të vjetra. Dhe për sa i përket forcës së çelikut, ndërtimit të kafazit të sigurisë dhe qëndrueshmërisë së përgjithshme, ekziston një ndryshim i madh midis makinave moderne dhe atyre të ndërtuara pesëmbëdhjetë deri njëzet vjet më parë. Dhe Volvot e reja janë të përbëra nga disa prej çelikëve më të fortë që gjendjen në makinat moderne.

 

Kjo e bën thelbësore për punjojësit e shpëtimit që të përmisojnë vazhdimisht familjaritetin e tyre me modelet më të reja të makinave dhe të rishikojnë proceset e tyre, në mënyrë që të zhvillojnë teknika të reja te shpëtimit. Në fjalë të tjera, këto seanca trajnimi mund të nënkuptojnë ndryshimin midis jetës dhe vdekjes. Kështu që me kërkesë të shërbimeve të shpëtimit, Volvo Cars vendosi të kaloi në një nivel më të lartë.

 

“Normalisht ne përplasim ventura vetëm në laborator, por kjo ishte hera e parë që i hodhëm nga një vinç,” thotë Håkan Gustafson. “Ne e dinimin se do të shihnim deformime ekstreme pas provës, dhe e bëmë këtë për t’i dhënë ekipit të shpëtimit një sfidë të vërtetë për të punuar.”

 

 

Një total prej dhjetë Volvo, të modeleve të ndryshme, u hodhën nga vinçi disa herë. Para rënies, inxhinierët e sigurisë së Volvo Cars bënë llogaritjet e sakta në lidhje me presionin dhe forcën e secilës makinë që duhej të ekspozohej, në mënyrë që të arrinin nivelin e dëshiruar të dëmtimit.

-----------------

 

Volvo Car Group në 2019

 

Për vitin finianciar 2019, Volvo Car Group regjistroi një fitim operativ prej 14.3 BSEK (14.2 BSEK në 2018). Të ardhurat gjatë periudhës arritën në 274.1 BSEK (252.7 BSEK). Për vitin e plotë 2019, shitjet globale arritën një rekord 705,452 (642,253) makina, një rritje prej 9.8 përqind kundrejt 2018. Rezultatet nënvizojnë transformimin gjithëpërfshirës të financave dhe operacioneve të Volvo Cars në vitet e fundit, duke pozicionuar kompaninë për fazën e rritjes së saj të ardhshme.

 

 

Rreth Volvo Car Group

 

Volvo Cars u themelua në vitin 1927. Sot, ajo është një nga markat më të njohura dhe të respektuara të makinave në botë me shitje të 705,452 makinave në 2019 në rreth 100 shtete. Volvo Cars ka qenë nën pronësinë e Zhejiang Greely Holding që nga viti 2010.

 

Në vitin 2019, Volvo Cars punësoi mesatarisht afërsisht 41,500 (41,500) punonjës me kohë të plotë. Zyrat qendrore të Volvo Cars, funksionet e zhvillimit të produkteve, marketingut dhe administrimit ndodhen kryesisht në Gothenburg, Suedi. Selia e Volvo Cars per APAC ndodhet në Shangai. Fabrikat kryesore të prodhimit të makinave të kompanisë janë të vendosura në Gothenburg (Suedi), Ghent (Belgjikë), Karolina e Jugut (SH.B.A.), Chengdu dhe Daqing (Kingë), ndërsa motorët prodhohen në Skövde (Suedi) dhe Zhangjiakou (Kinë) dhe përbërësit e trupit në Olofström (Suedi).

 

 

Nën qëllimin e saj të ri të kompanisë, Volvo Cars synon t’u sigurojë klientëve lirinë për të lëvizur në një mënyrë personale, të qëndrueshme/sustaniable dhe të sigurt. Ky qëllim pasqyrohet në një numër ambiciesh të biznesit: për shembull, nga mesi i kësaj dekade synon që gjysma e shitjeve të saj globale të jenë plotësisht makina elektrike dhe të vendosin pesë milion marrëdhënie të drejtpërdrejta me konsumatorin. Volvo Vars është gjithashtu e angazhuar për një ulje të vazhdueshme të gjurmëve të saj të karbonit, me ambicien për të qenë një kompani me klimë neutrale deri në 2040.

Njoftim

Teknologjia e 'Cookie-ve' na mundëson që t'ju sigurojmë përvojën më të mirë të mundur me faqen tonë web. Ju lutemi që të shënoni se jeni dakord me përdorimin e kësaj teknologjie. Lexoni më shumë.

Jam dakord